×
Secondary Adv

10 vendet me popullsine me te lumtur ne bote

Share on Google+

Mirëqenia ekonomike nuk është i vetmi faktor tregues i lumturisë së një populli por jetesa e shëndetshme dhe paqja shpirtërore kanë kontributin më të madh. 

 

Shumë vende në botë ndonëse nuk gëzojnë një ekonomi të shëndetshme, ato kanë shumë arsye të tjera për të qenëtë lumtur. Natyra me bukuritë e saj, jetesa e shëndetëshme, dhe ndikimi i ulët në mjedis bashkuar me faktorë të tjerë që variojnë nga vendet, bëjnë që shumë popuj të cilësohen si më të lumturit në botë. Shumica e tyre ka një rritje të jetëgjatësisë ndër vite, dhe disa prej këtyre vendeve nuk do i besoni që janë pjesë e listës. Por le të njihemi me 10 vendet të cilësuara si vendet me popullsinë më të lumtur në botë. 

 

10: Ekuadori 

Njerëzit në Ekuador e duan mjedisin e tyre natyror aq shumë sa madje edhe ndryshuan kushtetutën e tyre për ta mbrojtur atë. Ky vend është një shembull kryesor i përfitimeve të vetë kujdesit ndaj mjedisit dhe bukurive natyrore. 

 

9: Tajlanda 

"Toka e buzëqeshjeve" është mishërim i vetë emrit. Njerëzit tajlandezë janë të njohur për të qenë më miqësorët në botë. Nga bregu i mahnitshëm në jug  e deri tek  xhunglat e veriut nuk është çudi që dikush që jeton ose udhëton në këtë pjesë të botës thjesht nuk mund ti rezistojë të qënurit i lumtur dhe në paqe. 

 

8: Bangladesh 

Pavarësisht se është një nga vendet më të populluar në botë, Bangladeshi ka gjurmën e dytë më të vogël ekologjike në mbarë botën. Arkitektura e pabesueshme e vendit dhe peizazhet e mrekullueshme e bëjnë Bangladeshin një gur të çmuar të Azisë Juglindore. 

 

7: Nikaragua 

Ky vend i Amerikës Qendrore vlerëson bukurinë e tij natyrore, me një rezultat shumë të ulët ekologjik. Vendasit janë të ngazëllyer të shohin turizmin teksa rritet me shpejtësi, me interesa në rritje për eko-turizmin e Nikaraguas. Dhe kjo mund t'ju befasojë, por ky vend është një nga më të sigurta në Amerikën Qendrore. 

 

6: Panama 

Pozitiviteti është në nivelet më të larta në Panama. Edhe pse Panamaja është një nga vendet më të varfra në botë, ajo ka një rezultat shumë të mirë të mirëqenies. Ndoshta një standard në rritje i jetës dhe ekonomisë gjithashtu kanë të bëjnë me këtë. 

 

5: Vietnami

Vietnami ofron një qetësi të pakufijshme dhe pamje që të lë pa frymë. Ndoshta përjetimet e ngadalta të jetës që ofrohen këtu janë një kontribues i një jetëgjatësie prej 75.5  të Vietnamit. Kombi gjithashtu është lavdëruar për regjistrimin e jashtëzakonshëm në shkollë, i cili qëndron në 98%.

 

4: Vanuatu 

Kombi nuk ka ushtri dhe ka një histori paqeje. Plus, mirëqenia e banorëve të saj tejkalon renditjen e kombeve të tjera në zonë. Duhet të jetë e lehtë të jesh i lumtur kur rrethohet nga gjithë ajo paqe dhe bukuri. 

 

3: Kolumbia 

Disa prej kafeve më të mira në botë vijnë nga Kolumbia. Kolumbianët kanë numrin e dytë më të lartë të festave kombëtare në botë. Shumë ditë pushimi, bashkuar me kafen më të mirë mund të jenë faktorë të lumturisë së kësaj popullsie. 

 

2: Meksika 

Jetesa e shëndetshme lidhet edhe me jetën e lumtur dhe Meksika po punon shumë për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve të saj. Kujdesi shëndetësor universal siguron mbulim për të gjithë, dhe një taksë për pijet me sheqer po lufton obezitetin. Me jetëgjatësinë që tani po rritet me 76.3 dhe një rezultat i mirëqenies prej 7.3, lumturia është në rritje për meksikanët të cilët kanë shumë më pak për t'u shqetësuar. 

 

1: Kosta Rika 

Kosta Rika është vendi më i lumtur në  botë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata kanë një jetëgjatësi të lartë prej 79.1. Me një bollëk të bukurisë natyrore: duke filluar nga plazhet tek vullkanet e deri tek pyjet, banorët e Costa Rica vlerësojmë bujarinë e natyrës.


Më të lexuarat